Nis gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit

exit.al 5 Prill 2021, 11:15

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u praqit të hënën në gjyqin kundër tij për korrupsion. Prokurorët e akuzuan Netanyahun për korrupsion, thyerrje të besimit dhe favorizim përmes ligjeve dhe vendimeve qeveritare, kundrejt disa kompanive izraelite. Netanyahu i ka mohuar të gjitha akuzat në të treja rastet kundër tij. Ai u paraqit sot, në gjykatë i shoqëruar nga avokatët e tij. Dhe u largua përpara se të mbahej dëshmisë së parë.

Çështjet për të cilat akuzohet kryeministri izraelit janë:

1 — Netanyahu akuzohet se ka favorizuar kompaninë Bezeq Telecom Israel, duke i mundësuar 500 milionë dollarë fitime.

Në shkëmbim të këtyre favoreve, ai ka kërkuar lajme pozitive për të dhe bashkëshorten e tij në portalin në pronësi të kompanisë.

2 — Netanyahu akuzohet për thuerrje të besimit për dyshime se ai dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar dhurata me vlerë 210 mijë dollarë nga Arnon Milchan, një prodhues i filmave hollivudian, dhe nga një biznesmen australian.

Dhuratat përfshijnë shampanja dhe çigare.

3 — Netanyahu ka bërë marrëveshje me Arnon Mozes, pronarin e një gazete në Izrael, për mbulim pozitiv të tij në këmbim të një ligji për ngadalësimin e rritjes së gazetës rivale.