Për këtë ligj më duhet të them që të gjithë televizionet, përfshi dhe televizionin tuaj, e kanë kthyer në drejtimin e gabuar. Gazetaria shqiptare duhet të bëjë pyetjet e duhura.
Kjo çështje që nuk ka qenë kurrë për të bërë ndonjë gjë tjetër veçse për të miratuar legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne jemi i vetmi vend në rajon që ende nuk kanë miratuar legjislacionin e BE-së për sa i përket riciklimit, që do të thotë e drejta e industrisë për të importuar dhe për të eksportuar.
Për kanabiziminKëtë vit kemi pasur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori.
Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e tjera rajonit.
Për negociatat me BE-nëNe presim që bisedimet me BE të fillojnë këtë vit. Nuk do të çuditesha edhe nëse nuk fillojnë, jo sepse ne nuk i bëmë detyrat e shtëpisë por sepse nuk mund të mbështetesh shumë të BE për sa i përket angazhimeve me vende si Shqipëria.
E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë drejtim, në këtë vizion drejt BE. Ne jemi vendi më eurocentrik në Evropë.
Be është frymëzimi ynë, por nëse BE do të largohet nga ëndrra jonë, atëherë sigurisht që do të shohim alternativa të tjera.
BE brenda vendeve anëtare të vjetra po vuan, ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë, pavarësisht se ka pasur shumë paqe.
Shpërndaje te miqtë
