"Kanë ardhur pafund (rroba dhe ushqime) dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit nuk ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi!"
Duke falenderuar për solidarizimin, Kryeministri tha se lajmet për keqpërdorimin e dhurimeve janë "spekulime" të bazuara mbi "episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi". Zoti Rama kujtoi sërish adresën se ku mund të bëhen dhurimet financiare (e-albania/dhuro). "Sasinë e madhe të ndihmave në ushqime dhe rroba" ai e përcolli gjatë mbledhjes së qeverisë që zhvilloi mëngjesin e sotëm. Më shumë se 48 orë pas tërmetit 6.4 ballësh në Durrës, ku humbën jetën mbi 40 persona, solidariteti për të kontribuar ka sjellë grumbullimin e mbi 3 milionë dollarëve ndihma.Rama: Për tërmetet ndihmoni financiarisht, jo me rroba dhe ushqime
Kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen që qytetarët të ndihmojnë financiarisht të prekurit nga tërmetet dhe jo më me ushqime apo rroba.
Përmes një postimi në Facebook, Zoti Rama tha se:
Të sugjeruara
Rama paralajmëron mbylljen e portaleve
28 Nëntor 2019, 13:07Frikë nga tërmetet, qindra qytetarë të Tiranës kalojnë mbrëmjen e dytë jashtë (Video)
28 Nëntor 2019, 11:19
Psikologjia e nënshtrimit: pse ndryshimi tremb edhe ata që do të përfitonin prej tij
22 Korrik 2026, 11:11
