Emrat e 40 viktimave të deritanishme — përfundojnë kërkimet në Thumanë, vazhdohet në Durrës

exit.al 28 Nëntor 2019, 10:04

Grupet e kërkim-shpëtimit në orët e para të mëngjesit nxorrën nga rrënojat tre trupa të tjerë të pajetë në Thumanë dhe një në Durrës. Numri i viktimave ka shkuar në 40, ndër to 18 burra, 18 gra dhe 4 fëmijë të moshës 3,4 dhe dy 8 vjeç. Pjesa më e madhe e viktimave janë të moshës nga 17 deri në 20 vjeç.

Në Durrës deri tani janë 16 viktima:

1. Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç

2. Amelia Lala, 8 vjeç

3. Sadik Qato, 85 vjeç

4. Isah Abazi, 29 vjeç

5. Esiela Karanxha, 8 vjeçe

6. Flatar Zenelaj, 64 vjeç

7. Eviola Broshka, 28 vjeçe

8. Kristi Reçi, 24 vjeçe

9. Sehadete Lala, 79 vjeçe

10. Diana Karanxha

11. Eduart Reçi

12. Shemsedin Abazi

13. Dolora Reçi, 49 vjeçe.

14. Klaus Reçi, 21 vjeçe.

15. Griselda Lala, 22 vjeçe

16. Rozeta Meçja

Në Thumanë u gjetën 23 viktima:

1. Bukurije Leka

2. Erisa Cara

3. Ariela Lala 4 vjeçe

4. Fatmira Cuka 44 vjeçe

5. Selvie Lala 77 vjeçe

6. Saimir Greku

7. Kristjan Preçi 26 vjeç

8. Sardi Cuka 18 vjeç

9. Hajrie Vata 65 vjeçe

10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

11. Drita Cakoni

12. Pëllumb Greku 57 Vjeç

13. Çelike Grupieku 57 vjeçe

14. Hajredin Çupi, 66 vjeç

15. Kastriot Cakoni, 58 vjeç,

16. Fatmira Cara vjeç 54

17. Hasan Cara vjeç 16.

18. Roledi Vata vjeçe 3

19. Suada Hysa vjeçe 18.

20. Ankthi Cara vjeç 65

21. Adelina Kabili vjeç 20

22. Almir Cara vjeç 26

23. Stela Zvergeci vjeç 20 (nga Korça).

Në Mamurras

1. Ersid Agim Hoxhalli, 32 vjec, (vdekur në aksident automobilistik).

Ministria e Mbrojtjes lajmëroi se operacioni i kërkimit në Thumanë është ndërprerë sepse nuk ka më të dhëna për trupa nën rrënoja. Ndërkohë vazhdon operacioni i kërkimit në Durrës.