“Shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti zonja e parë dhe gjithë çeta e tyre.
Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma e deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët.
Ata na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut, jo vetëm me ligjit por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre.”
Presidenti Meta, kryetarja e LSI-së Kryemadhi dhe shumë prej të ftuarve në ditëlindje, u gjobitën nga policia për shkelje të aktit normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 njerëzve në një ambient. Shpërndaje te miqtë
