“Një e shtunë ndryshe në oborrin e shkollës së katunit tonë dhe mjediset e saj të transformuar rrënjësisht, duke krijuar kushte optimale për nxënësit e mësuesit me investimin e parë serioz për këtë shkollë qysh nga viti 1969”.
Rindërtimi i shkollës së mesme “Ymer Lala” ka kushtuar rreth 370 mijë euro. Ai është kryer nga firma Dajti Park 2007, në pronësi të Lulzim Qefalia, vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe administratorit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia. Sipas, Open Data Albania tenderi është me flamur të kuq, çfarë do të thotë se fituesi është shpallur në shkelje të ligjit dhe parimeve të prokurimit publik si mungesa e garës, pabarazia apo klientelizmi gjatë garës. Kompania “Dajti Park 2007”, sipas një investigimi të BoldNews, ka përfituar tendera publikë në vlerë rreth 37 milionë euro në periudhën 2015-2019.Rama mburr shkollën e rindërtuar me korrupsion
Kryeministri Edi Rama, vizitoi sot shkollën e mesme të bashkuar Ymer Lala, në Surrel. Ai u shpreh se rindërtimi i shkollës është investimi i parë serioz për këtë shkollë:
Të sugjeruara
Dita e katërt e gjykimit për shkarkimin e Presidentit Trump — Rradha e mbrojtjes
25 Janar 2020, 18:45Transparency International, financimi i partive nga biznesi i madh sjell korrupsion
25 Janar 2020, 17:12George Soros akuzon Facebook-un se po ndihmon në rizgjedhjen e Trumpit
25 Janar 2020, 16:20
Tavani i zhvillimit: Pse turizmi nuk krijon ekonomi të zhvilluar
11 Korrik 2026, 11:24
