Rama, ligji i medias miratohet sipas Komisionit të Venecias

exit.al 6 Tetor 2020, 19:10

Ligji i medias, i njohur ndryshime si paketa Anti-shpifje do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Lajmin e dha Kryeministri Rama pas mbledhjes me kryesinë e PS-së, të martën.

"Nuk e kam lexuar progres-raportin. Di të them që ai ligj do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë sapo të jetë përfunduar në të reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Rama

Reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias në ligj ishte një nga kërkesat e raport progresit të KE-së, për Shqipërinë.