Rama lë të hapur mundësinë e listave të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore

exit.al 7 Korrik 2020, 19:39

Kryeministri Rama ka lënë të hapur mundësinë për kalimin me lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, raporton Abc News.

Duke ju referuara burimeve, Abc News shkruan se gjatë takimit të Kryeministri me deputetët socialist të qarqeve në Sallën e Hartave në Kryeministri, ai ka thënë se:

 “Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”.

Shpërndaje te miqtë