Rama kthen përgjigje nëse do kandidojë ose jo në Vlorë

exit.al 26 Shtator 2020, 20:00

Kryeministri Edi Rama indirekt i ka kthyer përgjigje atyre që kanë diskutuar kandidimin e tij të ardhshëm elektoral në Vlorë.

Ai u shpreh se pavarësisht se nëse ai kandidon formalisht ose jo në Vlorë, qeveria e tij do të bëjë më shumë për Vlorën në mandatin e tretë.

"Së pari kandidoj ose jo formalisht, mua Vlora s’më ka ndarë , s’më ndan dot asnjëherë asgjë, dhe asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën mandatin e tretë do bëjmë edhe më shumë", tha Rama për gazetarët, të shtunën, pas përfundimit të takimit me strukturat e PS-së në qytet.

Ai tha se prioritet për Vlorën do të jetë infrastruktura energjitike në komuna dhe periferi dhe rritja e numrit të turistëve.

Rama nuk preferoi të komentonte mbi deklaratën e ambasadores Yuri Kim për respektimin e marreveshjes se 5 qershorit mes forcave politike.

 

Shpërndaje te miqtë