“Domethënë të jesh përgjigjur në afat ligjor 3 për qind të kërkesave unë nuk e di se çfarë duhet më. Kush e ka të drejtën t'i shkelë qytetarëve të drejtën e tyre për afatet ligjore? Janë detyruese. Tallje kolektive ndaj njerëzve. Ta marrin këtë vendim me dinjitet. Nuk jeni për këtë punë, ikni që tani. Të gjithëve komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orësh.”
Në përpjekje për të mbuluar faktin se qeveria e tij ka qenë përgjegjëse për katër vjet të “torturimit” të njerëzve, duke krijuar procedura pafund për të marrë titujt e pronësisë ose për të legalizuar shtëpitë e tyre, tani duket se Kryeministri Rama po sakrifikon një shtresë të tërë zyrtarësh për të kënaqur ndjekësit e tij të zemëruar në Facebook. Pak orë pas deklaratës së Kryeministrit Rama kanë ardhur dorëheqjet e parë: drejtorët e hipotekës në Gjirokastër, Fier e Shkodër kanë dhënë dorëheqjen. Shpërndaje te miqtëRama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të hipotekës, vijnë përgjigjet e para
Duket se platforma e bashkë-qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama me qytetarët po vazhdon të japë rezultate: grupi i radhës që Edi Rama po godet janë drejtorët vendorë të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (Hipoteka).
Gjatë një takimi me drejtorët vendorë të hipotekës, Zoti Rama i akuzoi ata se kanë shkelur afatet e kanë shpërfillur qytetarët, dhe i kërkoi drejtorëve të jepnin dorëheqjen brenda 24 orëve:
Të sugjeruara
Bashkëpunimi PS-LSI në këshill bashkiak kundër qytetarëve? Jo diçka e re
27 Korrik 2017, 19:00Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate
27 Korrik 2017, 14:02Mbledhja e Këshillit Bashkiak dhe rritja e çmimit të ujit janë të paligjshme
27 Korrik 2017, 11:35
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
