Rama kërcënon me gjoba tregtarët spekullantë

exit.al 15 Mars 2020, 12:43

Qeveria vendosi sot dënimin me gjobë  deri në mbylljen e aktivitetit për të gjitha bizneset, farmacitë dhe tregtarët, që abuzojnë me çmimet gjatë kësaj periudhe. Kryeministri Rama njoftoi se do të denohen me:

5 milionë lekë gjobë bizneset e shumicës, dhe 100 mijë lekë gjobë bizneset e shitjes me pakicë nëse rrisin çmimet e produkteve gjatë kësja periudhe. Në rast se bizneset e përsërisin edhe pas gjobës, atëherë do t'i mbyllet aktiviteti deri në 6 muaj.

Ndërkohë, sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Ministrja e Shëndetësisë po kontrollojne bizneset në Tiranë.