Kryeministri Rama vendos spitalet private në dispozicion të të infektuarve me koronavirus

exit.al 15 Mars 2020, 12:56

Të gjitha spitalet private do të vendosen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar fluksin e të infektuarve me koronavirus. Kjo është masa e rradhës kundër koronavirusit.

"Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës", shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Ai shtoi se kush nuk zbaton këtë vendim do të gjobitet me 5 milionë lekë dhe në rast mosbindjes pas gjobës do të vendosen forcërisht shërbim publik.

Më herët ai njoftoi se të gjitha bizneset , farmacitë dhe tregtarët, që abuzojnë me çmimet gjatë kësaj periudhe, do të dënohen me gjobë deri në mbylljen e aktivitetit.