Jam i sigurtë se ky grup parlamentar do tu japë […] një dhuratë të shumëpritur me rastin e Vitit të Ri, mbylljen e kazinove elektronike e basteve sportive që nga ndeshjet e futbollit deri tek garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online.
Me mirëkuptimin që përsa i përket online-it, që është një drejtim shumë kompleks, siç tregojnë në vendet tjera, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar mbi bazën e të cilit do të mund të kemi një diskutim më tutje, të mëvonshme.
Në 16 tetor 2018, në emisionin Dritare, në News24, Kryeministri tha se:Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. [..] Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”.
Më 14 tetor 2018, në një reagim në Twitter mbi akuzat se pas mbylljes së pikave fizike të basteve qendron forcimi i monopolit online, Kryeminsitri Edi Rama u shpreh se:Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online! Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet, edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri.
Shpërndaje te miqtë
