Rama ironizon Bashën: Rrapush Xhaferri i ri, u premton njerëzve lekë

exit.al 15 Prill 2021, 17:09

Kryeminsitri Rama, në një takim elektoral në Lezhë të enjten pasdite, ironizoi kreun e PD, Lulzim Bashën, duke e quajtur atë Rrapush Xhaferri i ri.

Rama tha se Basha u premton njerëzve se ai do u zgjidh hallet dhe ata nuk kanë përse të lodhen, mund të rrijnë në kafe.

Ai shtoi se Basha u thotë njerëzve më jepni një, t'ju jap dy.

"Fundi ishte që më jep një, të jap dy, u bënë dy gishta mu në sy që qorruan një popull të tërë," u shpreh ai duke hequr paralele me rënien e firmave piramidale.

"Si mund t’i besohet sot një Rrapushi të ri, i veshur dhe i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse me një tabor nusesh,” përfundoi ai Rama.