Bien rastet e koronavirusit në Angli

exit.al 15 Prill 2021, 15:53

Shifrat e rasteve të reja me Covid-19 kanë rënë në të gjitha rajonet e Anglisë, raporton The Guardian.

Sipas raportit të fundit të mbikëqyrjes javore nga Shëndetësia Publike në rajonet Jorkshire dhe Humber incidenca ishte 57.4 për 100,000 njerëz - niveli më i lartë i çdo rajoni, -  por më i uilët se 68.5 javën e shkuar.

Ndërkohë, East Midlands regjistroi normën e dytë më të lartë 34.9, nga 44.4 që ishte më parë.

Në fund ishte Anglia Jug-perëndimore që regjistroi normën më të ulët, 12.8, duke shënuar sërish rënie nga java e mëparshme, që ishte 15.3.

Britania ka udhëhequr një fushatë të suksesshme të vaksinimit muajt e fundit.

Ajo ka vaksinaur javën e fundi të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe shpreson që deri në korrik të ketë vaksinuar të gjithë të rriturit.

Deri tani mbi 32 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë tashmë dozën e parë, ndërsa mbi 7.6 milionë kanë marrë dy doza.