“Siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s'ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!”
Rama tha se nuk është qeveria dhe shumica socialiste ajo që shkel kushtetutën, por vetë presidenti, dhe se PS ia fali shkarkimin sepse është ‘e përgjegjshme në përfaqësimin e vendit’. Ai e akuzoi Metën se e ka keqpërdorur institucionin e presidencës për të bërë ‘luftë politike’ dhe për të sharë ndërkombëtarët:“Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s'të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”
Shpërndaje te miqtë
