“Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti, nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin e standardeve të lirisë për t’u shprehur e të së drejtës për t’u informuar pa kufizim, po edhe të mundësisë për t’u mbrojtur nga shpifjet.”
Kryeministri akuzoi gazetarët se flasin pa i lexuar projektligjet:“Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket!”
Siç Exit News ka shpjeguar më parë, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir hodhi poshtë projektligjin e qeverisë për median, disa ditë më parë, duke rekomanduar ndryshimin e shumë prej neneve. Por asnjë prej këtyrë rekomandimeve nuk u mor parasysh nga Komisioni Ligjive dhe sot ky komision miratoi projektligjet siç i kishte propozuar qeveria, pa bërë asnjë ndryshim.
