“Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur”.
Ai premtoi marrëdhënie më të mira me opozitën në krahasim me 8 vite më parë:“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!Mandati ynë i Tretë nuk do t'i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit”.
Rama u shpreh se nuk do të merret më me “luftën e vjetër politike”:“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona [..] !Lufta e vjetër politike s'është më puna jonë”.
