Divorci i çiftit Gates nuk prek aktivitetin e fondacionit të tyre

exit.al 4 Maj 2021, 11:32

Bill dhe Melinda Gates do të divorcohen, raporton Reuters. Ata kanë kërkuar divorc pas 27 viteve martesë.

Një nga çiftet më të pasura në botë pohuan se aktiviteti i fondacionit të tyre do të vijojë pavarësisht divorcit.

Fondacioni i Bill dhe Melindës ka patur një ndikim mjaft të madh në botë në fushën e shëndetit, duke shpenzuar mbi 50 milionë dollarë drejt vendeve të varfra.

Ata kanë financuar fushata të tëra për shërimin nga sëmundje të ndryshme si malaria apo vaksinimin e njerëzve në vendet e varfra.