Rama e quajti “shembull të injorancës”, përgjigjet Ademi

exit.al 31 Mars 2021, 20:20

Kryeministri Edi Rama e cilësoi  të mërkurën kryetaren e bashkisë Shkodër “shembull të injorancës”.

Sipas tij Ademi “nuk e prish terezinë për punët e qytetarëve”.

Kryebashkiakja ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit duke u shprehur se “se ai e ka të qartë që më 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë”.

Ajo u shpreh se Rama sulmoi Ademin dhe opozitën “me fjalorin e vetëm që njeh” me fyerje dhe sharje.

Shkodra e qytetarisë dhe e kulturës nuk e ka pranuar as në kohët e egra të komunizmit arrogancën e pushtetit”, u shpreh Ademi.