“Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit.”
Pohimi i Zotit Rama nuk tingëlloi shumë bindës për faktin e thjeshtë se, pavarësisht mandatit fillestar, ndërrimi i kryeministrave apo i qeverive pa përfunduar mandati është praktikë normale kushtetuese dhe e zakonshme. në Shqipëri dhe në botë. Por nga ana tjetër, Kryeministri është treguar i qartë dhe i drejtpërdrejtë në përpjekjen për të tallur dhe përçmuar kundërshtarin e tij politik:“Lulzimi… duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter! Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”
Shpërndaje te miqtë
