“Nuk kemi nevojë për një mini-Shengen me kryeqytet Serbinë. Krejt kjo që bëhet është me na heq taksën, është një by pass për të heq taksën.”
Kryeministri Rama iu kundërpërgjigj Zotit Haradinaj duke e ofenduar si ‘të paditur’ e ‘gënjeshtar’:“Një ndërhyrje prej një të padituri klasik që merret llokum e më pas mbllaqitet mediatikisht. Si bëhet kjo?!
Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje.Zoti Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri, gënjen nga padija apo qëllimisht nuk kam arritur ta zbuloj as nuk kam ndërmend ta zbuloj por e vërteta është se ai është gënjeshtar.
Nuk ka asnjë kusht dhe asnjë detyrim. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve.”
Menjëherë kryeministri Haradinaj iu përgjigj Ramës duke thënë se nëse 'Ramës i dhimbsen kosovarët t'ja heqë atë taksën e [Rrugës së] Kukësit'. Ai theksoi se nuk mund të ulet në bisedime me Serbinë e cila nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe mohon masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës:“Unë e kam përsëritur disa herë, Edi Rama është vëllai im, është shqiptar. Të majtët dhe të djathtët në Shqipërinë janë motrat dhe vëllezërit e mi.
Kur të na njohë Serbia ne i hapim rrugën për takime bilaterale apo trelaterale, por me qëndrime mohuese të Serbisë deri në mohim të masakrave si ajo e Recakut nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i themi ‘rruga e mbarë’ pa neve.”
