“Serbia do të jetë një nga dy, tre donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën.”
Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, sot pas samitit të përbashkët me Ramën, Zaevin dhe Gjukanoviç në Tiranë. Presidenti Vuçiç tha se të hënën qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar Shqipërinë me një vlerë domethënese parash për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Paraditen e sotme, presidenti Vuçiç bashkë me liderët e tjerë vizituan nga afër Durrësin si një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Megjithë ndihmën e Serbisë me dërgimin e trupave të shpëtimit drejt zonave të prekura direkt më 26 nëntor, ardhja e Vuçiçit në Tiranë u prit me protesta.Vuçiç: Serbia do jetë ndër donatorët kryesorë për Durrësin e Thumanën
Të sugjeruara
KPK shkarkon prokurorin e Apelit Edmond Hyka
21 Dhjetor 2019, 13:36Priten me protestë në Tiranë Rama e Vuçiç
21 Dhjetor 2019, 12:51Rama, Vuçiç, Zaev e Gjukanoviç vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti
21 Dhjetor 2019, 11:53
Edi Rama në një udhëkryq të panjohur
16 Korrik 2026, 14:02
