“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”.
Rama: Bllokuesit e fluturimeve në aeroport do të ndiqen penalisht
60 kontrollorët e kompanisë së monitorimit të trafikut ajror Albcontroll do të kallëzohen penalish. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, pas vendimit për pezullimin e fluturimeve në aeroportin “Nënë Tereza”, për shkak të grevës së nisur prej tyre, për uljen e pagës.
“Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare”, shkroi Rama në Twitter, pas dështimit të bisedimeve mes kontrollorëve dhe ministers së Infrastrukturës Balluku.
Ai akuzoi si fajtorë të këtij bllokimi, Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha:
Të sugjeruara
Pezullohen fluturimet, bllokohet ardhja e vaksinave
7 Prill 2021, 13:37Balluku: Greva e Albcontroll e paligjshme dhe në dëm të qytetarëve
7 Prill 2021, 13:2650 farmacistë vaksinohen sot
7 Prill 2021, 13:22
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
