50 farmacistë vaksinohen sot

exit.al 7 Prill 2021, 13:22

Nis të mërkurën vaksinimi i farmacistëve në vend. Në një intervistë për Euronews, Kryetarja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha se ditën e sotme do të vaksinohen 50 farmacistë.

Ky proces është i vonuar për këto kategori të bluzave të bardha. Kjo kategori nuk duhet të ishte ndarë nga kategoria e personelit shëndetësor”, u shpreh zonja Toma.

Ajo tha se kjo kategori është mjaft e riskuar pasi 60 përqind e tyre e kanë kaluar Covid-19.

Të martën, përmes një njoftimi Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkon farmacistëve që janë të interesuar të plotësojnë një formular online.

Formularët më pas dërgohen në qendrat e vaksinimit.