"Në 7 vjet e nisi me fjalë e premtime e do ta mbyllë me mashtrime. Shëndetësia në kolaps, arsimi në krizë ekonomia në pikiatë, borxhi stratosferik, papunësia, investimet e huaja që nuk u panë kurrë, pasurimi i një grushti njerëzish dhe varferia ekstreme në çdo cep të vendit. Këto jane faktet! Kungulli mbetet kungull, por një kungull si ky as nuk e gatuan dot."
Ky reagim erdhi pasi Rama pyetjes së gazetares për rishikimin e taksës progresive dhe për planin e rimëkëmbjes së propozuar nga Basha, ju përgjigj:"Atë që ju quani kandidati për kryeministër, është shalqi me provë, Domethënë i pangrënshëm se nuk është i ardhur nga hëna, po ka qenë në provë disas herë dhe natyrisht shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternative është shprehje e një mungese serioziteti."
Shpërndaje te miqtë
