“Lufton të kapë një humbje, që të jetë një fitore më e madhe se humbja e herës së shkuar”.
Kryetarin e PAA-së Agron Duka, parti në koalicion me PD-në, Rama e quajti si i vetmi kryetar partie që “do të mbahet mend pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që tja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me taxhinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula”. Fatmir Mediun, Rama e përshkroi si personin “që vulën e PR të Sabri Godos, e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por në fakt të vetmen certifikatë prone që ka arritur të sigurojë për ta është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën SHQUP”. Ndërsa Dashamir Shehin, Rama e quajti një person qe “ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë, që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e Parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se gjithë zona e Partizanit të panjohur, që nga koha e rënies së komunizmit”. “Vangjel Dule, i të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek, ndërsa në KÇK është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë”, u shpreh Rama për kryetarin e PBDNJ-së. Ndërsa Shpëtim Idrizin, Rama e akuzoi se e do “deputetllëkun për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit”. “Tym Idrizi i doganave, që televizionin e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit”. Ai gjithashtu ironizoi edhe Nard Ndokën, duke e quajtur:“Të vetmin profil filozofik në atë grumbullim, që as humoristi me humorin më të zi nuk do ja servirte një populli, duke i shpikur kaq shumë në numër”.
Në fund Rama ironizoi me thirrjen e opozitës se nëse vijnë ata në pushtet do të ndalojë emigrimi masiv i rinisë, duke thënë se:“Votoni këta që rinia të mos ikë në Gjermani, madje që rinia gjermane të turret në Jalë, të bëjë qejf me tiganin e LSI, të argëtohet me Dashin e rakisë, me pulat dhe vezët e Gonit, me sofizmat e Nardit dhe të kalojë më tej te Idrizi i Çamërisë dhe Dulja e Greqisë.
"Mund të duket shaka ose cinike, por mos harroni që në atë koalicion është dhe një Xhaferr nga Durrësi, që tha se po më votuat, do ju ndryshoj cilësinë e diellit”, përfundoi Rama. Shpërndaje te miqtë
