Rama: 600 mijë qytetarë te pasiguruar do të marrin ilaçe falas

exit.al 23 Janar 2017, 12:26

600 mijë qytetarë të pasiguruar do të përfitojnë falas të gjitha ilacet e rimbursueshme nga shteti dhe shume të tjera - u shpreh Kryeministri Rama sot në një takim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Durrës.

Kryeministri Rama tha se reforma në shëndetësi ka bërë të mundur shërbimin shëndetësor falas. Ai shtoi se futja e recetës elektronike ka ulur korrupsionin midis farmacistëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Receta elektronike është një sistem i ri, që e bën të pamundur korrupsion mes farmacive dhe zyrtarëve të korruptueshëm dhe të korruptuar në Fond, pasi nuk ka më mundësi të shkruhen me dorë sipas qejfit.

Kreu i qeverisë theksoi se baza e këtij transformimi në shëndetësisë ka qënë partneritetit publik-privat.

Privati investon, shteti i paguan ato pjesë-pjesë, duke mos u rritur kështu borxhi. Shtohen paratë private që shkojnë për investim publik.

Kryeministri tha se qeveria ka për qëllim rritjen e rrogave për mjekët, infermierët dhe ekipin e sanitarëve.

Shpërndaje te miqtë