Radio Televizioni Publik në Suedi ndalon përdorimin e aplikacionit Tik Tok

exit.al 17 Gusht 2020, 19:21

Radio Televizioni Publik i Suedisë (STV) ka ndaluar përdorimin e aplikacionin kinez TikTok tek punonjësit e saj, raporton radio Evropa e Lirë.

"Departamenti i sigurisë ka zbuluar që aplikacioni TikTok shpalos më shumë informacione sesa ajo që konsiderohet e nevojshme", njofton SVT në faqen e saj të internetit.

Punonjësit  u informuan për vendimin përmes postës elektronike.

Më herët SHBA-të e e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit Tik Tok më 1 gusht.

Shpërndaje te miqtë