Qeveria në Liban pritet të dorëhiqet

exit.al 10 Gusht 2020, 18:20

Qeveria në Liban pritet të japë dorëheqjen, pas shpërthimit më 4 gusht në Bejrut, raporton Radio Evropa e Lirë.

Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen Ministri i Mjedisit në Liban, Damianos Kattar dhe ministrja e Informacionit Manal Abdel Samad.

Gjithashtu 6 deputetë dhe ambasadorja e Libanit në Jordani kanë lajmëruar dorëheqjen, pasi kanë deklaruar se nuk duan të kenë të bëjnë më me qeverinë e korruptuar të Hassan Diabit.

Protestat e dhunshme në Beirut nisën pas shpërthimit të 4 gushtit, ku humbën jetën të paktën 160 persona dhe u lënduan mijëra të tjera.

Deri tani si shkak i përplasjeve mes policive e qytetarëve, një polic ka humbur jetën.

 

Shpërndaje te miqtë