Qeveria miraton përdorimin e mbi 1 miliard lekëve nga fondi i rindërtimit

exit.al 15 Korrik 2020, 19:08

Qeveria ka miratuar përdorimin e një pjese tjetë të fondit të rindërtimit që u alokua nga buxheti i vitit të kaluar.

1 349 321 530,38 (një miliard e treqind e dyzet e nëntë milionë e treqind e njëzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë presje tridhjetë e tetë) lekë do të shkojnë për bashkinë e Durrësit, Shijakut dhe Kurbinit.

Paratë do të financojnë rindërtimin dhe riparimin e banesave për qytetarët që përfitojnë nga grantet, banesat e të cilëve nuk duhen rindërtuar nga e para.

Shpërndaje te miqtë