Qeveria gjobit 2800 persona, fal 8000 të tjerë

exit.al 19 Tetor 2020, 20:38

Qeveria ka gjobitur 2811 persona, në 4 ditë, për mos mbajtjen e maskës në ambjente publike. Shifrat u bënë publike nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një video propagandistike, të hënën, në Facebook.

Ndërkohë, komisioni parlamentar i Ekonomisë diskutoi po sot faljen e 7200 gjobave të vendosura nga data 8 mars deri në 7 tetor. Gjobat u vendosën për shkelje karantinimi, shërbimi në ambiente të brendshme, shkelje të orareve, organizim dasmash ose festash që falen.

Gjithashtu edhe Bashkia Tiranë vendosi para pak ditësh faljen e 600 gjobave të vendosur pas tërmetit të 26 nentorit për ndërtime dhe riparime pa leje.