SHBA akuzon 6 oficerë rus për sulme kibernetike në 2015

exit.al 19 Tetor 2020, 20:17

Një juri speciale ushtarake ka akuzuar 6 oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e vendeve të huaja, në sistemin e Lojrave Olimpike dhe në sistemin kompjuterik në botë duke shkaktuar një humbje prej 1 miliardë dollarësh, njoftoi departamenti amerikan i drejtësisë të hënën. Oficerët ishin anëtarë të njësisë speciale të hetuar nga këshilltari special Robert Mueller, për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016. Ata, sipas medias amerikane, akuzohen për 7 krime:

Sulm kibernetik në rrjetin elektrik të Ukrainës në vitet 2015 deri 2016.

Përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në Francë në 2017, përmes internetit.

Infektimi i kompjuterëve në të gjithë botën me virus shkatërrues të quajtur NotPetya në 2017.

Shënjestrimi i Lojërave Olimpike Dimërore, pasi sportistët rusë u ndaluan të marrin pjesë nën flamurin e vendit të tyre në 2017 dhe 2018.

Përpjekje për të ndërprerë hetimet për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal, me armë kimike, në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.

Shënjestrimi i kompanive gjeorgjiane dhe subjekteve qeveritare në 2018 dhe 2019