Qeveria e Kosovës, fond prej 87 milionë eurosh për bizneset

exit.al 30 Shtator 2020, 09:02

Qeveria e Kosovës ka vënë në dispozicion të bizneseve fondin prej 87 milionë euro, i cili do t'i ndihmojë të përballojnë pasojat e pandemisë. Lajmin e bëri të ditur, kryeministri Avdullah Hoti, i cili në një status në Tëitter, shkruan se javën e ardhshme bizneseve do ti vihet në dipozicion fondi prej 60 milionë euro.

"Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve e bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri."

Shpërndaje te miqtë