“….sipas ligjit ….. kryetares së bashkisë i mbaron mandati më 20 gusht ora 16:30, sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin", shkruan Drejtoria e Thesarit në letrën e bërë publike nga Zonja Ademi.
Pas këtij urdhri, Drejtoria e Thesarit në Shkodër ka bllokuar likujdimin e çdo fature të Bashkisë duke bllokuar kështu dhënien e shërbimeve për qytetarët. Drejtoria e Thesarit është institucion publik në varësi të Ministrisë së Financave dhe nuk ka asnjë kompetencë në përcaktimin e fillimit apo mbarimit të mandatit të një përfaqësuesi të zgjedhur me votë. Fillimi dhe mbarimi i mandatit të një përfaqësuesit vendor, në ketë rast Kryebashkiakes Ademi përcaktohet sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, neni 60 pika 4:“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës.”
Ligji nuk i jep asnjë kompetencë Këshillit Bashkiak për veprime të mëtejshme.
