“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë me urgjencë dialogun e udhëhequr nga BE dhe kërkojmë që të dy palët të shmangin veprimet që pengojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila është e nevojshme që të dy vendet të arrijnë një integrim më të madh Euro-Atlantik, bashkë me përfitimet e tjera.”
Të pesta shtetet duan normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht të detyrueshme për të dy vendet. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë dhe në qëndrueshmërinë e gjithë Ballkanit Perëndimor. Ambasadat shprehen se ka ardhur koha që pas dekadash konflikt të gjehet një zgjidhje. Që prej nëntorit 2018, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk po vazhdojnë me ritmet e mëparshme. Më 21 nëntor 2018, qeveria e Kosovës miratoi rritjen e taksës me 100 për qind për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Ky vendim u mor një ditë pasi Kosova nuk mundi të anëtarësohej në INTERPOL si pasojë e fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të saj. Veçanërisht këto dy ngjarje kanë ndikuar tek ndalimi i bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.Ambasadat amerikane dhe europiane thirrje Kosovës e Serbisë: Rifilloni sa më parë dialogun
Ambasadat amerikane, gjermane, franceze, italiane dhe britanike në Prishtinë dhe Beograd i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të rinisin sa më shpejtë dialogun për zgjidhjen e konfliktit.
Me anë të një deklarate të përbashkët, ambasadat shprehen:
Të sugjeruara
Me vetëm 25 psikiatër, deri 70% e shqiptarëve preken nga depresioni
20 Gusht 2019, 10:10Merkel: Evropa e bashkuar vetëm kur të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor
20 Gusht 2019, 13:14DASH: Shqipëria plotëson kriteret minimale të transparencës fiskale
19 Gusht 2019, 17:15
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
