Qëlloi ndaj policisë, Gjykata e Elbasanit lë në burg 45-vjeçarin

exit.al 28 Dhjetor 2020, 19:05

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 45-vjeçarin që qëlloi me armë ndaj policisë dhe RENEA-s në Seltë të Elbasanit.

Josif Kavaja qëlloi ndaj policisë mbrëmjen e 24 dhjetorit, teksa kjo e fundit kishte shkuar për të kontrolluar banesën e tij pas denoncimeve se ai mbante armë zjarri pa leje.

Pasi qëlloi në drejtim të policisë, 45-vjeçari u fsheh në një pyll dhe nuk pranoi të negocionte për t’u dorëzuar.

Pas 16 orësh arrati, ai u kap nga forcat RENEA pas një shkëmbimi zjarri ku mbeti i plagosur.

Në banesën e Kavajës u gjetën 13 500  fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete 30 granata, rreth 2 kilogramë kanabis dhe një sasi me fara kanabis, sipas njoftimit të policisë.

Nga aksioni nuk mbetën policë të lënduar.

Shpërndaje te miqtë