Qafa e Llogarasë mbulohet nga bora, njofton ARRSH

exit.al 15 Mars 2021, 18:39

Autoriteti Rrugor, ARrSh njoftoi në faqen zyrtare në Facebook se reshjet e borës kanë vështirësuar kalimin në Qafën e Llogaras.

ARrSh i bëri thirrje drejtuesve të mjetëve “të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të reduktojnë shpejtësinë”.

Qafa e Llogarasë u bllokua nga bora edhe para një muaji.