Pyjet e djeguar duan 50 vjet të rikrijohen

exit.al 12 Gusht 2021, 12:40

Pyjet e djegura do të duhet rreth 50 vjet që të mund të rikrijohen, u shpreh eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo për Euronews Albania, të enjten.

Qirjo u shpreh se zjarret kanë prekur disa nga zonat e mbrojtura si Karaburuni dhe Guri i Nikës në Pogradec, si dhe “zemrën e biodiverisitetit të vendit tonë”.

Ai shtoi se zjarret këtë vit përveç ndikimit të drejtëpërdrejt të "njeriut mbi natyrën”, kanë ndodhur  pedhe nga ndryshimet klimatike.

“Pasojat më të mëdha dëmtimi i ekonomisë dhe pronës, ndërsa në natyre ka ekosistem që humbasin. Pyjet e djegura do të duhet rreth 50 vjet që të mund të rikrijohen pasi praktikisht një mjedis i djegur është i shuar për nga biodiversiteti. Ndaj kërkon shumë vite dhe përpjekje për ta rigjallëruar”, tha ai.