8 punonjës të burgut 313 nën hetim për arratisjen e Çekajt dhe Pjetrit

exit.al 12 Gusht 2021, 12:25

Prokuroria hetoi tetë punonjës të burgut “Jordan Misja” në Tiranë për ndihmë në planin e arratisjes të dielën të Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, sipas Euronews Albania. Në hetim janë edhe 3 të paraburgosur të tjerë.

Burime për Euronews Albania thanë se disa të burgosur kanë dëgjuar një ditë përpara përpjekjes për arratisje zhurmën e një droni mbi mjediset e burgut.

Çekaj dhe Pjetri u ndihmuan në planin e tyre nga Lulëzim Çepele, i cili preu venat e dorës për të tërhequr vëmendjen.

kohës së ajrosjes së të burgosurve, Çepele preu venat e dorës së djathtë ndërkohë që Çekaj dhe Pjetri zbritën me litarë të improvizuar me çarçafë nga zona e të burgosurve te ajo e administratës.

Ata u ndalën nga ndërhyrja në kohë e gardianëve. Të mërkurën Gjykata e Tiranës vendosi t’i kalojë 90 ditë në izolim.

Autoritetet dyshojnë se materialet që u përdorën për planin e arratisjes u mundësuan nga një punonjës i burgut.