Punësimet elektorale lënë mësuesit pa paguar

exit.al 15 Maj 2021, 17:30

Mësuesit e 2 shkollave të mesme në Fier nuk janë paguar për muajin maj, pasi fondi limit u tejkalua nga punësimet elektorale. Këtë problem e publikoi deputetja e PD-së Albana Vokshi në një postim në Facebook.

“Qindra mësues kanë mbetur pa paga prej punësimeve elektorale. Fondi nuk ka mjaftuar për të pagur pagat e mësuesve pasi mësuesit “elektoralë” sepse jashtë organikës. Këtë muaj mësuesit do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar”, shkroi Vokshi.

Ky problem ka ndodhur në 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Ajo i bëri thirrje Komisionit të Ankimimeve në KQZ, të marrin parasysh punësimet elektorale, për një hetim të plotë të deformimit të votës më 25 prill.