Publikohet lista e 827 ish-naftëtarëve që përfitojnë rrogat e një viti

exit.al 24 Nëntor 2020, 09:38

Qeveria ka publikuar në Fletoren Zyrtare listën e gjithë ish-naftëtarët e ARMO-s që përfitojnë pagën prej 40 mijë lekësh për një vit.

Përveç pagave, tani qeveria do të paguajë dhe kontributet e sigurimeve shoqërore ee shëndetësore për periudhën nëntor 2020–tetor 2021 për 827 ish-naftëtarët.

Dakordërsia mes ish-naftëtarëve dhe qeverisë u arrit pas 44 ditësh që naftëtarët kishin nisur grevën e urisë.

Sipas marrëveshjes, naftëtarët do të përfitojnë rrogë dhe sigurime për një vit, ndërsa për pagat e prapambetura për 505 naftëtarë, të fituara me gjyq ndaj kompanisë ARMO, naftëtarët do të vijojnë betejën ligjore.

Këtu gjeni listën e plotë të naftëtarëve përfitues.

 

Shpërndaje te miqtë