“Akti i paprecedent i Presidenti nuk ka asnjë vlerë juridike. Të fala Partisë Demokratike. Më vjen mirë dhe keq që një pjesë e juaja nuk e kanë lexuar siç duhet draftin e rezolutës së PS".
Elisa Spiropali, Ministrja për marrëdheniet me Kuvendin, shkroi në Twitter se:“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin”.
Dhe në fund Kryeministri Rama zgjodhi të reagojë në Twitter, duke shkruar se “zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor”, duke treguar në këtë mënyrë se është i paprekur dhe i pashqetësuar nga zhvillimet politike në vend. Shpërndaje te miqtë
