"Me përgjegjësi të lartë shtetërore bëra publik vendimin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve më 8 qershor. Ky vendim është marrë pasi mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetët e njerëzve.
Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e votimeve si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje.
Vendimi është marrë me përgjegjësi dhe në vlerësim të rrethanave fakteve se më 8 qershor mund të provokohej një situatë shqetësuese për jetën e qytetarëve. Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil.
Presidenti garanton popullin se është në detyrë dhe i gatshëm për të marrë vendime të rëndësishmë në respekt të Kushtetutës për t'i shërbyer të gjithëve."
Për akuzat e Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste se me këtë vendim, presidenti ka shkelur Kushtetutën, Meta u shpreh:"E di fort mirë që në Tiranë qarkullojnë disa materiale të Kushtetutës të përkthyera edhe gabim për të keqinformuar të gjithë ata që e kanë lexuar keq ligjin themeltar. Kushtetuta e Republikës, që nga neni 1 deri në fund nuk përcakton afatin me ditë apo me muaj se kur zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Kushtetuta nuk thotë se zgjedhjet zhvillohen në datën 1 apo 30 të këtij po atij muaji.
Këto detaje formale i ka kodi zgjedhor, të cilin siç e dini dhe ju, edhe partitë politike vetë e dinë shumë mirë si janë sjellë dhe sa shumë e kanë respektuar. Në disa raste ato e dinë fare mirë ato kanë ndryshuar jo kodin, por edhe kushtetutën brenda një nate.
Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucon që shpall zgjedhjet dhe ky institucion është Presidenti i Republikës.
Si shpjegohet që presidentët më parë kanë marrë vendime për të shfuqizuar dekretet e tyre të mëparshme dhe që kanë shtyrë datat e zgjedhjeve vendore dhe atyre të përgjithshme nuk janë akuzuar për shkelje të kushtetutës?!
Paraardhësit e mi të nderuar në këtë detyrë vërtet nuk e kanë shkelur kushtetutën, por në respekt të parimeve të saj kanë bërë zgjedhjen më të mirë për vendin, referuar rrethanave që e kanë detyruar zgjidhjen e tyre."
Ndërsa, për kërcënimet e mazhorancës se Meta dhe opozita kanë frikë nga Spak dhe nga Reforma në Drejtësi, Presidenti tha se:Nëse ka një person që e di që unë nuk kam frikë nga asgjë është Zoti Rama, Ambasada Amerikane, të paktën ish-ambasadori Lu. Reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus dhe nëse Shqipëria ka një rekomandim pozitiv nga BE, e ka nga ajo luftë që unë kam bërë për arritjen e atij konsensusi.
Duke folur për nismën e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij, Meta tha:"Iniciativa e fundit (kërkesa e PS për shkarkimin) kundër presidentit është shantazh që i bëhet kryetarit të shtetit sepse bën një përpjekje për të dhënë mundësi që kolonat mbi të cilat ndërtohet Republika e Shqipërisë dhe Kushtetuta të mos tronditen dhe të mos rrëzohen.
Nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëoftruar për ta lënë këtë detyrë gjithmonë i gatshëm që kjo sakrificë të bëhet në emër të zgjidhjes, U intereson zgjidhja e krizës apo shkarkimi i presidentit? Nëse iu intereson presidenti, hajd të zgjidhim krizën dhe ikën presidenti."
Zoti Meta i bëri thirrje partive të nisin sa më parë bisedimet për të zgjidhur krizën dhe për të gjetur dakordësinë për datën e re të zgjedhjeve:"Presidenti i republikës i siguron qytetarëve se zgjedhjet për pushtetin vendor do të zhvillohen më vonë në respekt të Kushtetutës. Presidenti i bën thirrje palëve që ta lexojnë me seriozitet kushtetutën, ta shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore për zgjidhjen e krizës dhe dakordësimin e një date të për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, në përputhje me Kushtetutën."
Dhe në fund, Presidenti shprehu besim se neë Shqipëri ka qytetarë të përgjegjëshëm dhe të huaj të përgjegjeëshëm që do të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës. Shpërndaje te miqtë
