"Megjithëse nuk kemi kundërshtarë, unë shoh përballë meje masën më të madhe të njerëzve që janë mbledhur për të mbështetur PS-në, për të mbështetur një kandidaturë të PS-së, dhe besoj kjo lidhet me faktin që ju jeni këtu jo thjesht për të mbështetur Sotiraq Filon, por familjen dhe qytetin tuaj."
Vizita e Ramës në Korçë nuk kaloi pa incidente pasi deputetë dhe mbështteës të Partisë Demokratike dhe Lëvizjës Socialiste për Integrim protestuan në dy anët kryesore të rrugës Korçë-Bilisht me pankarta në duar teksa kalonte eskorta e kryeministrit.
Si përgjigje ndaj protestave, Kryeministri Rama u shpreh:
"E vetmja viktima e atyre protestave është Shqipëria, është ekonomia e njerëzve të thjeshtë. Në 30 qershor do vendoset një kufi i qartë dhe përfundimtar për ata që i kanë dhënë të drejtën vetes gjithë jetën që të jenë mbi ligjin."
Deklaratave të Ramës nga Korça, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj duke thënë se “30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit”. Basha pohoi edhe një herë se "nuk ka zgjedhje pa opozitën", dhe se vazhdimi i fushatës zgjedhorë "është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit". Shpërndaje te miqtë
