“Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviqin dhe ministrin e tij Vuçiq! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerisës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiq dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”.
Javën e kaluar Vuçiç, Rama dhe Zaev i ndryshuan emrin nismën së minishengenit duke e quajtur ‘Ballkani i Hapur’. Ata vendosën heqjen e kufijve mes vendeve deri në 2023-shin. Kjo nisëm u kundërshtua nga Kosova dhe Mali i Zi, të cilët e quajtën një Jugosllavi të re.Protestë para ambasadës së Shqipërisë në Kosovë kundër nismës 'Ballkani i hapur'
Organizata kosovare Lëvizja Për Demokraci ka protestuara para ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë kundër nismës ‘Ballkani i hapur’.
“Për ta kundërshtuar nismën e Edi Rames për krijimin e Mini Shengenit, […] e, për t’ia rikujtuar Edi Ramës se kush është Vuciçi, lidhjet e tij me Milloshoviqin, Sheshelin dhe disa kriminel serb që kanë kryer masakra në popullatën civile në Kosovë”, shkroi në Facebook, aktivisti dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mexhid Ramusa.
Aktivistët hapën një pankartë përpara godinës së ambasadës ku shkruhej
se:
Të sugjeruara
Britania mund të ndërtojë një burg në Shqipëri
2 Gusht 2021, 11:3250 mijë vaksina Pfizer mbërrijnë sot
2 Gusht 2021, 11:10SPAK ankimon vendimin e GJKKO për Mediun
2 Gusht 2021, 09:32
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
