Koronavirusi shtyn Kampionatin Europian 2020

exit.al 17 Mars 2020, 15:01

Kampionati Europian, i planifikuar për tu zhvilluar këtë verë, do të shtyhet për në verën e vitit 2021, si pasojë e koronavirusit.

Vendimi u mor sot nga UEFA.

UEFA pezulloi në fundjavë dhe të gjitha ndeshjet e vlefshme për Champions League dhe Europa League.

Po ashtu, kampionatet e futbollit në të gjithë botën janë ndalur nga shpërthimi i vazhdueshëm Covid-19.