Pronësia e banesës, shkak për vrasjen në Bathore

exit.al 16 Shtator 2020, 12:33

Ngjarja kriminale e ndodhur të martën, në Bathore, ku një grua 35 vjeç u vra nga ish-kunati i saj, ndodhi për shkak të konflikteve të pronësisë.

Viktima, me iniciale J.H pretendonte se banesa ku jetonte pas ndarjes me bashkëshortin i përkiste asaj dhe jo familjarëve të ish-bashkëshortit.

Ky pretendim kishte shkaktuar konflikte të vazhdueshme mes gruas dhe ish-kunatit të saj, deri në ngjarjen e djeshme.

Viktima u vra kur po largohej përfundimisht nga banesa, në prani të djalit të saj 8 vjeçar.

Autori i krimit është ende në kërkim nga prokuroria.