Thaçi: Asociacioni i komunave serbe kthim pas për Kosovën

exit.al 15 Shtator 2020, 21:30

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hapjen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe, në dialogun në Bruksel, të enjten, kthim pas për Kosovën. "Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e 'Republikës Serbe në Kosovë', tha Thaçi për mediat, sipas REL. Ai kërkoi që parlamenti i të jetë më i kujdesshëm duke vënë në dukje se:

"Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin".