Prokuroria arreston 8 zyrtarë të AKBN për mashtrim

exit.al 6 Tetor 2020, 20:55

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 8 zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se deri më tani janë arrestuar 5 persona, një tjetër në arrest shtëpie, dy në kërkim.

Veprat e hetuara mësohet se janë mashtrim me pasoja të rënda, kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, fshehje të ardhurash, shpërdorim detyre.